Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Real Madrid ka fituar me "El Clasico-n" me shifrat 3-1 përballë Barcelonës, ndeshje e vlefshme për "La Liga-n", duke u shkëputur me tre pikë larg në krye të renditjes.
Në ndeshjen e luajtur në "Santiago Bernabeu", madrilenët ishin superior në fraksionin e parë të lojë, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës me Benzema dhe Valverde.
Katalanasit u munduan të bënin diçka më shumë në fraksionin e dytë të lojës duke gjetur dhe një gol me Ferran Torres, në minutën e '82 të takimit, teksa vlen të përmendet dhe një rast me portën e boshatisur i humbur nga Lewandowski. Por, Rodrygo shënoi për madrilenët në minutat shtesë nga pika e bardhë e 11-metërshit duke vulosur gjithçka.