Tifogrupin e ekipit shqiptar Gostivari në Maqedoninë e Veriut deri më sot e kemi njohur me emrin "Kastriotët". Së fundmi, ata kanë vendosur ta ndryshojnë emrin dhe paradoksi qendron se ata kanë zgjedhur një emër turqisht, edhe pse deri më sot mbanin emrin e kundërshtarëve të këtyre të fundit.
Tifogrupi i ekipit të Gostivarit e ka ndryshuar emrin nga "Kastriotët" në "Deliler", që në shqip përkthehet "Të çmendurit".
“Tifo-grupi i KF Gostivarit ndryshon emrin nga Kastriotët duke “evoluar” në Deliler (tuqisht- të çmendurit)”, njofton një qytetar në rrjetet sociale.
Por një qytetar tjetër thotë se nisma për ndryshimin e emrit është iniciativë e vetë klubit të futbollit të Gostivarit, dhe jo vendim i tifogrupit të themeluar që në vitin 1996.
“Kjo është iniciativ nga vetë klubi. Kastriotët Gostivar nuk ka pas asnjë ndryshim edhe s’besoj se do ketë ndonjëherë”, shkruan ai.
Gjithsesi, nëse është vendim i klubit apo i tifozëve mbetet e paqartë, por ky vendim i çuditshëm në një qytet ku nuk ka asnjë pakicë turke, ka revoltuar jo pak sportdashësit dhe jo vetëm