
Milan duket se po ecën përpara me zgjedhjen e Drejtorit Sportiv pasi ka caktuar edhe takimin final me kandidatët favoritë.
Në javët e fundit u duk se Igli Tare mbeti në hije, por klubi e ka mbajtur atë në pozicionin e parë dhe në 48 orët e ardhshme ai do të takohet me Giorgio Furlani-n për të diskutuar se si e sheh ai Milan-in e ri.
Takim vendimtar me grupit dhe një kandidati të suksesshëm në Itali, që di si ta ndërtojë atë.
Për më tepër që është kandidati i vetëm me emrin e një trajneri që do të donte të punonte me të. Duke i dhënë klubit një ide se si do të veprojë me procesin e rindërtimit.
Bëhet fjalë për Massimiliano Allegri-n që ka të njëjtën histori – suksesin.
Italiani ka fituar pothuajse kudo që ka drejtuar dhe duke e njohur më herët ambientin kuqezi, mund të jetë njeriu perfekt për ti rivendosur gjërat në vend.