
Nipi i Sadri Abazit dhe Dulakët në “garë” për kullën 40 katëshe ...
17 Prill, 18:50Fokus
Zhgënjimi te Manchester United duket se nuk ka fund këtë sezon. “Djajtë e kuq” pësoi një tjetër disfatë, këtë herë me shifra të thella.
Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim u mposht 4-1 në transfertë ndaj Newcastle. Bardhezinjtë ishin të papërmbajtshëm, kryesisht në pjesën e dytë.
Tonali zhbllokoi takimin në minutën e 24-t, ndërsa Garnacho barazoi përkohësisht në minutën e 37-të.
Fraksioni i dytë nuk kishte histori, me vendasit që shënuan edhe tre herë të tjera, dy herë me Barnes dhe një herë me Bruno Guimaraes.
Kjo është fitorja e katërt radhazi për Newcastle që ngjitet në vendin e katërt me 56 pikë, ndërsa United mban vendin e 14-të me 38 pikë.