Armando Broja titullar në ndeshjen e sotme, i besohet vendi i titullarit nga Devid Mojes

12 Prill 2025, 15:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Armando Broja do jetë titullar sot për Evertonin në transfertën e Notingem. Sulmuesi i Kombëtares provohet kështu nga trajneri Mojes, për herë të parë nga fillimi.

Gjithçka vlen për javën e 32-të të Premier Ligë dhe nis në orën 16:00. Broja ka peshën kryesore të sulmit në ndeshjen kundër Notingem, që aktualisht mban vendin e tretë në kampionat.

Evertoni, që mban vendin e 15-të, nuk rrezikon mbijetesën dhe kështu Broja me skuadrën mund të luajnë pa presion.

FORMACIONET ZYRTARE

NOTINGEM – EVERTON

Armando Broja titullar në ndeshjen e sotme, i besohet vendi i titullarit

Video