
Mundësi ruso-shqiptari Chermen Valiev u shpall kampion me ngjyrat e Shqipërisë në Kampionatin Europian që u mbajt në Bratislavë.
Në finale Valiev mposhti rusin Zaurbek Sidakov, teksa momenti i dorëzimit të medaljeve ishte një skandal i vërtetë.
Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për kampionin shqiptar Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar.
Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë.
Kujtojmë se në këtë event Rusia garoi si shtet neutral, pasi ky vend ka shumë kufizime pas sulmit që zgjat prej vitesh në Ukrainë.