
Chelsea regjistroi barazimin e dytë radhazi, duke bërë një tjetër hap fals në garën për një vend në Champions.
Londinezët u ndalën në shtëpi ndaj Ipswich në barazim 2-2. Blutë e Londrës e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të dy golave, por rikuperuan në fraksionin e dytë.
Chelsea mbetet në vendin e pestë me 54 pikë, 1 më pak se Manchester City i vendit të katërt.
Liverpool triumfoi 2-1 ndaj West Ham, në një ndeshje me fund spektakolar. Luis Diaz zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të, ndërsa miqtë barazuan në minutën 86-të, me autogolin e Robertson.
Megjithatë vetëm 3 minuta më vonë, Van Dijk riktheu avantazhin dhe i dha fitoren të kuqve. Liverpool vazhdon i qetë në krye me 76 pikë, plot 13 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë.
Në takimim tjetër, Tottenham u mposht me rezultatin 4-2 nga Wolves.