VIDEO / Roberto Bakaj i pathyeshëm! Boksieri shqiptar fiton duelin e 14-ë me "knock-out"

12 Prill 2025, 20:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Roberto Bakaj

Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj ka shënuar fitore të madhe ndaj Jose Gabriel Yanez.

Bakaj prej raundit të dytë e nokautoi kundërshtarin e tij. Pikërisht raundi i dytë ishte vendimtar, sepse Bakaj e rrëzoi në parket kundërshtarin e tij dy herë.

Kjo ndeshje u zhvillua në Bochum të Gjermanisë.

Bakaj vazhdon me rekord pozitiv në boksin profesionist. 30-vjeçari ka 14 ndeshje dhe të gjitha fitore, të gjitha me nokaut.

Video