
Mohamed Salah e ka festuar rinovimin e kontratës me Liverpool, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sulmuesi egjiptian ka vendosur një rekord në Premier League. Salah asistoi te goli i shënuar nga Luis Diaz ndaj West Ham dhe tani është lojtari që ka marrë pjesë në më shumë gola të kampionatit anglez.
Ai është përfshirë në 45 gola, duke shënuar 28 herë dhe duke dhënë 17 asiste.
Kështu ai kalon Haaland që regjistroi 44 gola dhe asiste dy vite më parë, por edhe një legjendë si Thierry Henry, i cili në sezonin 2003-2004, regjistroi 44 gola dhe asiste.
Tani Sala është bërë lojtari me më shumë gola dhe asiste brenda një sezoni të vetëm, ndërsa ka kohë për ta thelluar si rekord.
Kujtojmë se sulmuesi rinovoi kontratën me Liverpool deri në verën e vitit 2027.