Benzema shkakton “viktimën” e parë tek Al-Hilal, klubi saudit i bën dalje yllit 53 milionë eurosh

12 February 2026, 18:39Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Benzema shkakton “viktimën” e parë tek Al-Hilal, klubi
Benzema

Gjatë verës së kaluar, Darwin Nunez u transferua me shumë bujë nga Liverpool tek Al-Hilal, për 53 milionë euro.

Uruguaiani ka rezultuar një zhgënjim i vërtetë, ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 23 ndeshje, shumë larg asaj që pritej.

Në këtë situatë, klubi saudit ndërhyri gjatë merkatos së janarit, duke transferuar nga rivalët e Al-Ittihad, Karim Benzema.

Francezi debutoi direkt me “hat-trick”, duke fituar direkt dashurinë e tifozëve dhe drejtuesve të klubit.

Ndërkohë, ditën e sotme, mediet vendase bëjnë me dije se drejtuesit e Al-Hilal kanë vendosur të lënë jashtë listës së kampionatit Darwin Nunez, i cili tani ka të drejtë të luajë vetëm në ndeshjet e Champions League për zonën e Azisë.

Ky vendim tregon qartë mungesën e besimit te Nunez, i cili në verë duhet të gjejë ekip tjetër.


Video