Real Madrid heq dorë nga Superliga Europiane, arrihet marrëveshja me UEFA-n

11 February 2026, 17:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Real Madrid heq dorë nga Superliga Europiane, arrihet marrëveshja me
Florentino Perez

Real Madridi ka njoftuar tërheqjen nga projekti i Superligës Europiane pas një marrëveshjeje me UEFA-n.

Pothuajse pesë vite pas njoftimit që tronditi botën e futbollit, klubi spanjoll ka vendosur të zgjidhë mosmarrëveshjet ligjore për të mirën e sportit.

Përmes një komunikate, “Merengues” konfirmuan se pas muajsh diskutimesh është arritur një akord që respekton vlerat sportive dhe qëndrueshmërinë e klubeve.

Fokus i kësaj marrëveshjeje do të jetë përmirësimi i përvojës së tifozëve përmes teknologjisë dhe stabilitetit afatgjatë.

Real Madridi bashkohet sërish me UEFA-n, duke lënë pas betejat nëpër gjykata. Ky vendim pritet të sjellë një epokë të re uniteti në futbollin kontinental.

Tashmë, vëmendja do të jetë te reformat e reja që do të ndërmerren për të modernizuar kompeticionet ekzistuese.


Video