Ka probleme fizike, Etrit Berisha mendon largimin nga futbolli

10 Shkurt 2026, 17:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Etrit Berisha

Problemet e shumta fizike mund ta detyrojnë Etrit Berishën që të varë këpucët në gozhdë para kohe.

Ish-portieri i Kombëtares shqiptare ka treguar në një intervistë për mediat suedeze kalvarin e gjatë të dhimbjeve në shpinë.

Aktualisht pjesë e Haken në kampionatin suedez, 37-vjeçari e ka të paqartë të ardhmen e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që të largohet, apo edhe të vendosë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur.

“Vitin e kaluar nuk e dëgjova trupin tim dhe merrja çdo ditë medikamente sepse kishte shumë ndeshje. Bari artificial është shumë problem për shpinën. Do të shkoj në Norvegji për të bërë një kontroll. Mundet që të largohem. Për momentin nuk di asgjë se çfarë do të ndodhë”, tha Berisha.

Etrit Berisha mbajti fanellën e Kombëtares shqiptare për 81 ndeshje, nga viti 2012 deri në vitin 2024, ku ishte një nga liderët e ekipit kuqezi dhe pjesëmarrës në dy kampionatet Europianë të vitit 2016 dhe 2024.


Video