Fund ndeshja e Liverpool-Manchester City hyri direkt në historinë e kësaj Premier League. Të thuash se ndodhi gjithçka është pak. Sigurisht mund të thuhet se diferencën e bënë portierët. Alisson dhuroi një penallti për City, Donnarumma bëri një pritje kryevepër, që i solli lavdërime të mëdha edhe nga Haaland dhe Guardiola.
Një ndërhyrje që tashmë konsiderohet më e bukura e gjithë Premier League 2025-2026.
Liverpooli kërkon fitoren për të mos humbur kontaktin me zonën Champions dhe avantazhin e gjen në minutën e 73’, kur Szoboszlai shpik një gol të jashtëzakonshëm. Një goditje dënimi magjistrale, hyjnore, që sjell ndër mend atë të famshmen e Roberto Carlos, 1-0 dhe Anfield shpërthen. Ndeshja duket e drejtuar, por Manchester City barazon me Bernardo Silva, i shërbyer nga Haaland, në minutën e 84’: 1-1. Në shtesë, Alisson përplas Matheus Nunes: penallti, Haaland nuk gabon, 2-1.
Liverpool vazhdon të shtyjë dhe në minutën e 98’ Mac Allister godet nga distanca. Duket si gol i sigurt, do të ishte me pothuajse çdo portier, por te Manchester City është Donnarumma që fluturon dhe me dorën e hapur arrin ta devijojë goditjen, madje edhe të devijuar nga një shok skuadre. Një pritje e çmendur. Dukej gol i bërë, por topi nuk hyri.
— wesley-snaap (@Abdel80344839) February 8, 2026
Guardiola kapet nga kamerat dhe edhe ai duket sikur nuk e beson atë që sapo bëri portieri italian.
Ndeshja vazhdon dhe emocionet nuk mungojnë. Cherki shënon për 3-1, e feston duke hequr fanellën, por goli anulohet.
???? - Pep Guardiola reacts to Donnarumma’s save! pic.twitter.com/Zh5sNFHKrV
— SethJoe Football ?? (@SportsBuzzDail) February 8, 2026
Në minutën e 103’ përjashtohet Szoboszlai, që brenda gjysmë ore kalon nga hero në një nga “të këqijtë” e ndeshjes. Manchester City merr tre pikët dhe afrohet në gjashtë pikë me Arsenalin kryesues.
Gjesti i spanjollit dhe fjalët e Haaland
Guardiola, pasi vuri duart në kokë, imiton me gjest pritjen në pankinë, moment që u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale të City-t.
"Gigio, save it like this." pic.twitter.com/U87t0HffOK
— Manchester City (@ManCity) February 8, 2026
Më pas fjalën e fundit e dha Erling Haaland, që për atë pritje dhe mikun e tij Donnarumma tha: “Për mua është diçka jashtë kësaj bote, kjo pritje tregon edhe një herë pse ai është më i miri në botë”.