Thuram “driblon” kritikat: Ata që i bëjnë shpesh nuk i shohin ndeshjet…

6 Shkurt 2026, 20:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marcus Thuram

Marcus Thuram nuk ndalet. Asisti për Diouf në Kupën e Italisë, vendimtar ndaj Torinos për kalimin në gjysmëfinale, shënon një pikë rifillimi për sulmuesin e Interit, i kritikuar së fundmi për mungesën e golit në Serie A që nga Parma, në fillim të janarit.

Në një intervistë për CBS, francezi foli për kritikat:

“Njerëzit janë të fiksuar pas numrave, shpesh as nuk i shohin ndeshjet dhe e japin ‘man of the match’ atij që shënon. Kjo është gjenerata jonë. Statistikat vlejnë, sepse puna ime është të shënoj, por futbolli nuk është vetëm kaq. Ka asistime, lojë dhe ndërtim aksionesh, prandaj distancohem nga rrjetet sociale”.

Për objektivat: “Të fitonim dy tituj në tri vite do të ishte diçka e madhe”.

Ai ndihet më i pjekur dhe e sheh Interin si pikë mbërritjeje: “Të luajturit në ‘San Siro’ është përmbushja e një ëndrre”.

Për vëllain Khephren: “Doja të bëja shaka në derbi, por ai shënoi. Flasim çdo ditë”.

Mësimi i babait Lilian: “Më këshillon të jem njeri para se sportist”.


Video