Interi dënohet për goditjen me shashkë të Auderos, ndalim transfertash për tifozët, shpëton derbi i Milanos

3 Shkurt 2026, 17:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka marrë një vendim drastik duke ndaluar të gjitha transfertat e tifozëve të Interit deri më 23 mars 2026.

Ky sanksion erdhi pas incidentit të rëndë të ndodhur të dielën në ndeshjen ndaj Cremonese-s, ku një flakadan i hedhur nga tifozët e Interit goditi portierin Emil Audero.

Përveç ndalimit të udhëtimeve, është urdhëruar që për ndeshjet e Interit të mos u shiten bileta as personave që banojnë në rajonin e Lombardisë.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo masë synon të garantojë rendin publik dhe të parandalojë akte të tjera që rrezikojnë sigurinë e sportistëve.

I vetmi përjashtim nga ky rregull do të jetë derbi Milan-Inter i 8 marsit, pasi lëvizja e tifozerive konsiderohet e kontrolluar brenda të njëjtit qytet.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të identifikuar të gjithë përgjegjësit e tjerë përmes kamerave të stadiumit “Zini”.


Video