Klubet dyshuan për gjininë e saj, zhduket volejbollistja e Dinamos

31 January 2026, 15:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klubet dyshuan për gjininë e saj, zhduket volejbollistja e Dinamos
Najara Ferreira

Volejbollistja e Dinamos Najara Ferreira vijon të jetë e pezulluar pasi kurrë nuk e dorëzoi analizën e gjinisë. Kjo çështje mbetet pezull dhe në Federatën e volejbollit që ende nuk ka marr një përgjigje nga klubi apo dhe vetë sportistja, shkruan A2.

Kjo ka bërë që sezonin e ardhshëm, testi i gjinisë të bëhet nga çdo volejbolliste e cila regjistrohet në kampionatin shqiptar. Që nga tetori, kur disa nga klubet dyshuan për gjininë e 32-vjeçares, Najara Ferreira është zhdukur.

Braziliania u largua nga Shqipëria dhe nuk luan më për vajzat e Dinamos.


Video