Champions/ Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Real dhe PSG jo, Inter dhe Juve në playoff (Renditja finale)

28 Janar 2026, 23:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Champions

Spektakli nuk ka munguar në ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Champions, aty ku surprizat ndryshuan situatën e të gjithë renditjes.

Chelsea arriti të mposhte me përmbysje Napolin në “Maradona” me rezultatin 2-3, me kampionët e Italisë që e shohin veten jashtë këtij kompeticioni.

Barcelona bëri detyrën, duke mundur 4-1 Copenhagen dhe duke u kualifikuar kështu mes 8 ekipeve më të mira.

Jashtë kësaj 8-she ngeli Reali, që u mposht 3-2 nga Benfica e Mourinhos, ndërsa i njëjti fat ndoqi edhe kampionët në fuqi të PSG-së, që barazuan 1-1 me Newcastle.

Arsenali u tregua perfekt, duke fituar të gjitha ndeshjet, pas triumfit 3-2 me Kairat Almaty, ndërsa Bayerni nuk gaboi kundër PSV-së.

Interi arriti një fitore të madhe, 0-2 kundër Dortmundit, edhe pse nuk i ndihmoi zikaltrit të arrinin 8-shen më të mirë.

REZULTATET:

Ajax 1-2 Olympiacos

Arsenal 3-2 Kairat Almaty

Ath. Bilbao 2-3 Sporting CP

Atl. Madrid 1-2 Bodo/Glimt

Barcelona 4-1 Copenhagen

Bayer Leverkusen 3-0 Villarreal

Benfica 3-2 Real Madrid

Club Brugge 3-0 Marseille

Dortmund 0-2 Inter

Eintracht Frankfurt 0-2 Tottenham

Liverpool 6-0 Qarabag

Manchester City 2-0 Galatasaray

Monaco 0-0 Juventus

Napoli 2-3 Chelsea

Pafos 4-1 Slavia Prague

PSG 1-1 Newcastle

PSV 1-2 Bayern Munich

Royal Union 1-0 Atalanta

Renditja finale

Champions/ Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Real dhe PSG

Champions/ Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Real dhe PSG

Champions/ Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Real dhe PSG

 



Video