Anis Mehmeti ndryshon ekip, kalon te skuadra pretendente për t'u ngjitur në Premier League
Anis Mehmeti është lojtari i ri i Ipswich Town në Championship. Zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi anglez.
Kontrata e re e Mehmetit me Ipswich Town do të jetë e vlefshme për një periudhë prej tre vitesh e gjysmë. Lojtari ka kryer vizitat mjekësore pranë ambienteve të klubit të tij të ri.
Ky transferim vjen në një moment kur Ipswich Town mban vendin e tretë dhe shihet mes pretendentëve për tu ngjitur në Premier League.
Sipas raportimeve nga Anglia, ky transfertim do i kushtojë arkave të Ipswich rreth 3.5 milionë euro.
Mehmeti largohet nga Bristol City, me të cilët këtë sezon, realizoi tetë gola dhe gjashtë asiste, në 28 ndeshje të zhvilluara.