Ambientimi i Niclas Fullkrug në Milano nuk ka shkuar siç pritej. Gjermani, i cili ende në kërkim të një shtëpie, është vjedhur në dhomën e tij të hotelit në zonën e Fieras, ku po qëndronte.
Sulmuesi i “Djallit” kuptoi të shtunën se disa objekte të vlefshme ishin vjedhur nga kasaforta. Vlera totale e sendeve të grabitura shkon në 500 mijë euro.
Tuttosport raporton se bëhet fjalë kryesisht për ora luksoze dhe bizhuteri.
Sipas hetuesve mendohet se një ose më shumë persona janë futur në dhomën e tij mes të mërkurës dhe të enjtes, kur ai nuk ndohej në dhomë pasi ishte në transfertën e Komos dhe hapën kasafortën.
Çështja është marrë nën hetim nga oficerët e policisë të Shkencës së Krimit të komisariatit të Milanos dhe hetimet vazhdojnë.
Fati aktualisht nuk është nga ana e sulmuesit gjerman, i cili ka edhe një shqetësim në gisht, që nuk i ka dhënë mundësinë që të japë më të mirën e tij në fushë.
E megjithatë, trajneri Masimiliano Alegri nuk i ka kursyer vlerësimet për gjermanin, por gatishmërinë dhe angazhimin e tij me kuqezinjtë.