Michael Carrick debuton me fitore ndaj Guardiolës, United triumfon në derbin e Manchester

17 Janar 2026, 15:55Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
United triumfon në derbin e Manchester

Michael Carrick e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën si trajner i Manchester United.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 2-0 në derbi ndaj Manchester City-t. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën ekipi i Guardiolës u ndëshkua dy herë.

Mbeumo zhbllokoi takimin në minutën e 65-të, ndërsa 11 minuta më vonë, Dorgu dyfishoi shifrat.

Në kohën shtesë do të shënonte edhe Mount. Por ekipit të drejtuar nga Carrick i anulohet edhe goli i tretë i ndeshjes.

Pak rëndësi ka, sepse derbi shkon gjithsesi për United, që ngjitet në 35 pikë, ndërsa City mbetet në 43.

Guardiola ende nuk ka fituar në këtë vit 2026 (3 barazime dhe një humbje).

 


Video