Barcelona rikthen mbrojtësin Cancelo, zbulohen detajet

13 January 2026, 19:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Barcelona rikthen mbrojtësin Cancelo, zbulohen detajet
Joao Cancelo

Joao Cancelo është rikthyer te Barcelona për herë të dytë në karrierë.

Klubi katalanas ka zyrtarizuar huazimin e mbrojtësit portugez nga Al Hilal deri në fund të sezonit aktual.

Cancelo kishte luajtur më parë me Barcelonën në sezonin 2023–2024, gjithashtu si i huazuar nga Manchester City.

Gjatë asaj periudhe, ai regjistroi 42 paraqitje, me 4 gola dhe 5 asistime.

Sipas marrëveshjes, lojtari 31-vjeçar do të mbajë fanellën me numrin 2.

Cancelo mund të aktivizohet në të dy krahët e mbrojtjes.

Ai pritet të jetë një alternativë shtesë për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick në garat vendase dhe europiane.


Video