Milan shpëton vetëm në fund nga humbja, Fiorentina ndalet nga traversa

11 January 2026, 17:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Milan shpëton vetëm në fund nga humbja, Fiorentina ndalet nga

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fiorentinës në transfertë, në duelin e javës së 20-të në Serinë A.

Kuqezinjtë konfirmuan momentin e vështirë, ndërsa shmangën humbjen vetëm në minutat e fundit.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në minutën e 66-të, Comuzzo i dha avantazhin skuadrës nga Firence.

Në minutën e 90-të, ishte Nkunku që barazoi shifrat, ndërsa Brescianini ishte i pafat për vendasit, pasi u ndal nga traversa.

Me këtë barazim, Milani mban vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Fiorentina mban vendin e 18-të me 14 pikë të grumbulluara.


Video