Manchester United shkarkon Ruben Amorim! Darren Fletcher, trajner i përkohshëm i Djajve të Kuq

5 Janar 2026, 15:54Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Manchester United do të shkarkojë Ruben Amorim, duke i dhënë fund mandatit 14-mujor si trajner. Ai u informua për vendimin të hënën ndërsa klubi publikoi njoftimin zyrtar.

Sipas SkySports, Amorim u takua me zyrtarët e klubit këtë mëngjes për ta informuar për largimin e tij. Portugezi tashmë i ka thënë lamtumirë dhe është larguar nga qendra stërvitore e United. Darren Fletcher do të marrë përsipër detyrën e trajnerit të përkohshëm të Djajve të Kuq.

“Me Manchester Unitedin që aktualisht është në vendin e gjashtë në Premier League, bordi i klubit me keqardhje ka vendosur se është koha e duhur për një ndryshim. Kjo do t’i japë klubit shansin më të mirë për të arritur pozicionin më të lartë të mundshëm në Premier League,” thuhet në njoftim.

Mediat britanike theksojnë se shkarkimi i tij nuk vjen si rezultat i imazhit konkurrues të ekipit, por si pasojë e konferencës dramatike për shtyp të djeshme të dhënë nga Amorim pas barazimit 1-1 me Leeds.

“E di që emri im nuk është Conte, Tuchel apo Mourinho, por unë jam trajneri i Manchester United dhe do të qëndroj në pozicionin tim për të paktën 18 muajt e ardhshëm ose derisa bordi të vendosë ndryshe.

Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen. Do të vazhdoj të bëj punën time derisa dikush tjetër të vijë për të më zëvendësuar. Jam këtu si trajner dhe çdo departament i klubit duhet të përmbushë detyrimet e tij”, theksoi ai.

Ndeshja e fundit e portugezit ishte një barazim 1-1 me Leeds të dielën, një rezultat që i la Djajtë e Kuq në vendin e gjashtë në renditjen e Premier League pas 20 ndeshjesh. Ruben mori drejtimin e klubit në nëntor 2024 dhe e udhëhoqi ekipin në finalen e UEFA Europa League në Bilbao në maj.


Video