Inspektorja denoncon në VoxNews: Drejtori i Përgjithshëm i Task ...
11 Shkurt, 11:20Fokus
Vedat Muriqi ka udhëhequr Mallorcan drejt fitores 3-2 në shtëpi kundër Athletic Bilbaos, duke realizuar një tregolësh personal.
Sulmuesi i Kosovës hapi serinë e golave që në minutën e pestë të takimit. Në minutën e 42-të, ai shënoi golin e dytë pasi ndoqi topin e kthyer nga portieri pas ekzekutimit të një penalltie.
Gjatë pjesës së dytë, Muriqi u tregua sërish i saktë nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin përfundimtar. Me këto tri realizime, ai ngjitet në kuotën e 14 golave në 20 javë kampionat, duke mbajtur vendin e dytë pas Kylian Mbappe.
Aktualisht, Muriqi ka shënuar gjithsej 48 gola në La Liga me fanellën e Mallorcas.