Mjafton një gol i Lautaros, Inter fiton ndaj Udineses dhe shkon 6+ nga Milan

17 Janar 2026, 17:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inter cinik, ndaj Udineses vendos Lautaro Martinez

Interi vazhdon serinë e fitoreve radhazi në Serinë A. Zikaltërit triumfuan minimalisht ndaj Udineses, në duelin e javës së 21-të.

Një gol i shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e 20-të, pas asistit të Esposito-s, vulosi takimin.

Në minutat e mbetura të pjesës së parë dhe fraksionin e dytë, rastet ishin të shumta, por rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë sukses, Interi vazhdon i qetë në krye të renditjes me 49 pikë, 6 më shumë se Milani i vendit të dytë.

Kuqezinjtë kanë një ndeshje më shumë për të luajtur, atë ndaj Lecces të dielën.


Video