Surprizë në Champions, Manchester City shtanget në Norvegji

20 Janar 2026, 20:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manchester City shtanget në Norvegji

Manchester City u mposht 3-1 nga Bodo/Glimt në Norvegji, në duelin e vlefshëm për raundin e shtatë në Ligën e Kampioneve.

Norvegjezët bënë surprizën e madhe, duke nisur duelin në sulm dhe shënuan dy gola të shpejtë me Hogh në minutat 22 dhe 24.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dytë nisi me vendasit më kërkues. Hauge shënoi edhe të tretin në minutën e 58-të.

Dy minuta më vonë, miqtë ngushtuan shifrat me Cherki në minutën e 60-të, por gjithçka u vështirësua në minutën e 62-të, kur Rodri u ndëshkua me të kuq.

Me këtë sukses, City mban vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Bodo/Glimt ngjitet në vendin e 26-të me gjashtë pikë.

 


Video