Klubi arab zyrtarizon largimin e Rey Manajt

30 January 2026, 17:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klubi arab zyrtarizon largimin e Rey Manajt
Rey Manaj

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka mbyllur zyrtarisht aventurën e tij me klubin Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe pas vetëm gjashtë muajsh.

Klubi njoftoi përmes rrjeteve sociale se ndërprerja e kontratës është bërë me mirëkuptim të dyanshëm, duke i uruar lojtarit suksese në vijim të karrierës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sharjah Football Club (@sharjahfc)

Sipas raportimeve, Manaj ka hequr dorë nga një kontratë me vlerë rreth 3.9 milionë euro për të mundësuar largimin e tij.

Destinacioni i radhës i sulmuesit pritet të jetë rikthimi te skuadra e Sivasspor në Turqi.

Gjatë përvojës së tij të mëparshme me klubin turk, ai la gjurmë të rëndësishme duke shënuar 34 gola dhe dhënë 11 asistime.

Futbollisti pritet të udhëtojë drejt Turqisë për të finalizuar marrëveshjen e re.


Video