
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka kërkuar ndjesë tifozëve britanikë pas një batute që u cilësua si shaka e tepruar nga Shoqata e Mbështetësve të Futbollit.
Muajin e kaluar, Infantino ironizoi faktin se për herë të parë në histori, asnjë britanik nuk ishte arrestuar gjatë një Botërori, në Katar 2022.
“Për herë të parë në histori, asnjë britanik nuk u arrestua gjatë një Kupe Bote. Imagjinoni! Kjo është diçka vërtet shumë e veçantë”, tha Infantino.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai sqaroi se komenti ishte menduar si një shaka për të nënvizuar natyrën paqësore të turneut, por pranoi se kishte ofenduar pa dashje tifozët nga Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut.
Infantino shtoi se është një adhurues i madh i futbollit anglez dhe sqaroi se personat që shkaktojnë trazira nuk duhen quajtur “tifozë”, por “kriminelë”, duke vlerësuar njëkohësisht përpjekjet e Anglisë për të luftuar dhunën në sport.