Napoli rikthehet te fitorja, mposht Fiorentinën

31 Janar 2026, 20:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Napoli u rikthye te fitorja në Serie A, duke mposhtur Fiorentinën 2-1 në “Diego Armando Maradona”.

Antonio Vergara shënoi golin e tij të parë në elitën italiane, duke kaluar vendasit në avantazh që në minutën e 11-të.

Napoli pati mundësi të tjera për të dyfishuar rezultatin në pjesën e parë, por mbrojtja e Fiorentinës dhe portieri De Gea evitua golin e dytë. Edhe Fiorentina u shfaq rrezikshëm, por Alex Meret u tregua vendimtar në disa ndërhyrje.

Në pjesën e dytë, Miguel Gutierrez shënoi golin e dytë për Napolin. Fiorentina reagoi shpejt dhe ngushtoi diferencën me Manor Solomon.

Në fund, Napoli administroi avantazhin dhe siguroi tre pikët. Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e tretë, ndërsa Fiorentina mbetet pranë zonës së rrezikut.


Video