Cristiano Ronaldo është lodhur me Al-Nassr! Madje, situata e yllit portugez me klubin saudit është e tensionuar.
Lojtari refuzoi së fundmi të luajë kundër Al-Riyadh për shkak të zhgënjimit lidhur me merkaton që drejtuesit e klubit kanë bërë.
40-vjeçari kërkon nga fondi i investimeve i Arabisë Saudite, i cili ka nën menaxhim si klubin e tij, ashtu edhe rivalët e Al-Hilal, që të investojnë si me rivalët e tyre.
Në Arabi raportojnë se protesta e raportuar e Ronaldos ka ngritur pikëpyetje mbi lëvizjen e tij të radhës.
Kontrata e Ronaldos me Al-Nassr zyrtarisht është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, por spekulimet janë shtuar pas pretendimeve se një klauzolë mund t’i lejojë atij të largohet më herët, me qershorin e vitit 2026 si momentin vendimtar.
Sulmuesi ka realizuar që nga mbërritja e tij në Arabinë Saudite në vitin 2023, 117 gola në 113 ndeshje.
Por mediat e huaja raportojnë se ndaj tij ka ardhur një ofertë nga Major League Soccer, ku Ronaldo mund t’i bashkohet Inter Miami dhe të luajë përkrah rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi.
Një lëvizje e tillë do të shtonte popullaritetin në kampionatin amerikan të futbollit.
Inter Miami konsiderohet destinacioni ideal për marketing global dhe për të tërhequr vëmendjen e tifozëve.
Një tjetër alternativë e mundshme është një rikthim emocional te Sporting Lisbona, klubi ku Ronaldo e nisi karrierën e tij profesionale në vitin 2002.
Raportet sugjerojnë se një rikthim në shtëpi do të ishte shumë tërheqës për familjen e tij dhe mund t’i ofronte atij një kapitull të fundit evropian, ndoshta edhe me pjesëmarrje në Champions League.
Ronaldo ka deklaruar së fundmi se planifikon të vazhdojë të luajë edhe për dy vite të tjera, me objektivin personal për të arritur 1 mijë gola në karrierë. Ai tashmë mban rekordin për më shumë gola zyrtarë në historinë e futbollit, me 961.