Bajram Bega është zyrtarisht President i 8 i Republikës së Shqipërisë. Ai është votuar me 78 vota pro në raundin e katërt të seancën plenare të kësaj të shtune me votat e mazhorancës.
Në votim kanë marrë pjesë 83 deputetë. Katër deputetë votuan kundër dhe një abstenim. Fillimisht në sallë kanë qenë të pranishëm 103 deputetë.
Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD. Përveç këtyre tre të fundit, edhe një prej emrave të mësipërm ka votuar pro kandidaturës së Bajram Begajt.
Seanca është shoqëruar me debate, pasi Sali Berisha kërkoi fjalën për procedurë dhe nuk iu dha. Pas këtij momenti ai u largua nga salla bashkë me deputetët e tij.
Berisha hodhi akuza mbi dekretin e firmosur në Stamboll nga presidenti Ilir Meta, lidhur me lirimin nga detyra të Bajram Begajt nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe nga grada Gjeneral Major.
Seanca është bojkotuar nga grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt.