Sali Berisha akuzon Metën: Shkeli Kushtetutën me dekretin e lirimit të Bajram Begajt

4 June 2022, 18:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha akuzon Metën: Shkeli Kushtetutën me dekretin e lirimit
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Sali Berisha e cilëson dekretin e Presidentit Ilir Meta që liroi nga detyra dhe nga shërbimi aktiv ushtarak, Bajram Begajn si antikushtetues.

“Dekreti jashtë territorit të vendit e humbet fuqinë. Dekreti është nul. E drejta kushtetuese europiane, nuk lëshon dekret jashtë vendit”, deklaroi Sali Berisha jashtë sallës së seancave plenare të Kuvendit.

“Kur je jashtë vendit kryetar shteti është Kryetari i Kuvendit”, tha Berisha.

Sipas ish-Kryeministrit, pritja në Pentagon e Begajt nuk është ‘pasaportë për ta bërë atë President’.

“Edhe Saimir Tahiri u prit në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Berisha shprehu mosbesim te Gjykata Kushtetuese. “Ka dalë një modus vivendi i ri, ku çështja thotë se nuk legjitimohet”, tha ai.

 


Video