Këlliçi mbeti "thatë" në parti, por Kokalari nuk i ndal sulmet ndaj tij: Një Lul Bashë i dytë

4 June 2022, 15:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këlliçi mbeti "thatë" në parti, por Kokalari nuk
Belind Këlliçi dhe Evi Kokalari

Deputeti Belind Këlliçi ishte më i votuari nga 20 anëtarët e Kryesisë së re të PD-së, por në zgjedhjete djeshme ai nuk arritit të fitonte për postin e nënkryetarit të partisë, edhe pse votuan i njëjti Këshill Kombëtar dhe dy votimet u zhvilluan në një distancë të shkurtër kohore.

Gjithsesi, ajo që vlen për t'u theksuar është se gjatë kësaj periudhe, ai është sulmuar vazhdimisht nga aktivistja Evi Kokalari e cila e akuzon për orientim dhe manipulim të votave.

Kokalari ka reaguar edhe ditën e sotme, ku në një status në rrjetet sociale shkruan se falë saj u ndalua orientimi i votës për herë të dytë. Ajo i thekson bindjes së Këlliçi ka krijuar klanin e tij në PD, teksa shton se ai e ka udhëhequr Forumin Rinor njësoj siç Lul Basha ka udhëhequr PD-në, me klanin e tij për interesat e veta.

Sipas saj, deputeti i PD-së ka thyer besimin e demokratëve duke i sjellë në Komision të Rithemelimit, Këshill dhe më tutje metodat Bashiste që i kanë bërë vetëm dëm PD-së

Reagimi i plotë:

Fuqizim i Forumit Rinor nga Belind Këlliçi apo hipokrizia e tij Bashiste?

2017 - Një grup të rinjsh të Forumit Rinor dalin kundër Lulzim Bashës pasi ky refuzoi ti jepte mandat deputeti kryetarit të tyre, pra Belind Këlliçit. Më pas, grupi i të rinjve mbeti opozitë brenda opozitës mbasi kryetari Belind Kellici, ju kthye kundër dhe u bë grup me Lulzim Bashën.

2021 - Kuota e Forumit Rinor për kandidatë/deputet ishte 5% ose 7 persona. I vetmi kandidat dhe deputet bëhet vetë kryetari - Belindi, i cili duket qartë që shiti interesat e Forumit Rinor tek super i korruptuari Lulzim Basha. Nën-kryetari i Forumit jep dorëheqjen në shenjë protestë.

2021 - Tridhjetë anëtar të Forumit Rinor firmosin një peticion për referendum kundēr vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Belindi sërish ju kthen kurrizin dhe refuzon të firmos.

2022 - Delegatët votojnë Këshillin e ri Kombëtar. Belindit i besohet një nga detyrat më të rëndësishme; pjesëtar i Komisionit Zgjedhor. Kuota e Forumit Rinor tejkalohet, me apo pa meritokraci - kjo është pyetja. Shumë nga ne presim akoma përgjigje në këtë pikë.

Tre javë më vonë, në zgjedhjet e kryesisë, Belindi del më i votbesuari, falë klanit të përzgjedhur dhe të kualifikuar nga ai vetë. Gjithashtu, 4-5 vetë të tjerë futen në Kryesi falë lobimit të po të njëjtit grup, duke lënë jashtë individ që i janë kushtuar foltores dhe do kishin fituar me meritokraci nëse nuk do të kishte orientim vote.

Belind Këlliçi e ka udhëhequr Forumin Rinor pikërisht ashtu siç Lul Basha ka udhëhequr PDnë, me klanin e tij për interesat e veta.

Për sqarim, unë e kam mbështetur Belindin deri ditën që nuhata manipulime në Këshillë, diku nga 1 Maji. Lista e lobimit që ndava me ju javën e kaluar, u diskutua midis shumë anetareve te Komisionit të Rithemelimit, dhe ramë dakort që shanset për një garë të barabartë për Kryesi dhe për pozicionet e nen-kryetarit, do ishte e pamundur kur mendon që 43 vetë nga lista e lobimit të FR, janë anëtar të Këshillit Kombëtar, dhe rreziku që kjo mbart, u vërtetua më së mirë në zgjedhjet e Kryesisë në 22 Maj.

Belindi ka thyer besimi e shumë nga ne duke sjellur në Komision të Rithemelimit, Këshill dhe më tutje metodat Bashiste që i kanë bërë vetëm dëm PDsë. Ai ka minuar besimin e njerëzve me dinjitet që e kanë të pamundur të lobojnë/lypin vota.
Më vjen keq që m'u desh ti futesha punës vetë për të ndaluar orientimin e votës për herë të dytë, por ndjehem mirë sepse, nëse kam bërë diçka për PDnë, më besoni, kjo ka qënë devijimi i një Lul Bashe të dytë në PD.


Video