Ashtu siç dhe e njoftoi ditën e djeshme VoxNews.al, për t'u votuar ditën e sotme në Kuvend si kreu i ri i shtetit, Bjram Begaj në fillim duhet të ç'dekretohet nga presidenti Ilir Meta nga posti i shefit i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe duhet t'i hiqet grada Gjeneral Major duke kaluar në gjeneral në lirim.
Nëse a do t'i marrë këto akte presidenti Meta ka ardhur një reagim nga Presidenca. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, sqaron se Ilir Meta “do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”. Ai tregon më tej se Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi për këtë çështje.
"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi." thuhet në reagim.