Do votohet si President, Bajram Begaj mbërrin në Kuvend me makinë të Ministrisë së Mbrojtjes

4 June 2022, 17:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do votohet si President, Bajram Begaj mbërrin në Kuvend me makinë
Makina e Bajram Begajt

Bajram Begaj ka mbërritur para pak minutash në ambientet e Kuvendit të Republikës, aty ku në orën 18:00 do të votohet si kreu i ri i shtetit.

Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme, Begaj ka mbërritur në Kuvend me një makinë të Ministrisë së Mbrojtjes. Atij i duhen vetëm 71 vota për t'u zgjedhur si President i Republikës.

Ai ishte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por pasi u propozua nga Kryesia e PS për kandidat për President dha dorëheqjen. Edhe Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për lirimin e Begajt në këtë detyrë, duke i hapur rrugë votimit në Kuvend për Kreun e Shtetit.

Do votohet si President, Bajram Begaj mbërrin në Kuvend me makinë


Video