Balla-Berishës: Nëse do, çoje Metën në Gjykatën Kushtetuese

4 June 2022, 18:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balla-Berishës: Nëse do, çoje Metën në Gjykatën
Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur menjëherë Sali Berishës, i cili tha se dekreti jashtë territorit të vendit e humbet fuqinë.

Nga oborri i Kuvendi Balla deklaroi se, procesi është kushtetues, ndërsa shtoi se Berisha le ta çojë Metën në Gjykatën Kushtetuese nëse pretendon se dekreti është antikushtetues.

“Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë. Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë. Procesi është tërësisht Kushtetues. Natyrëshëm që Kuvendi sot ka pritur me seriozitet porocedurën e nisur nga MB, kryeministri dhe Presidenti Ilir Meta. Nëse Berisha nuk është i kënaqur nga Meta dhe do të çojë Metën në Kushtetuese, le ta provojë, është çështje e tij.

PS ka vendosur një standard në këtë proces i ndarjes në dy faza. Faza e parë ishte dëshira jonë për të dialoguar me opozitën. Në tre raundet e para, të drejtën për të propozuar e ka opozita, në raundin e katërt e kemi ne të drejtën. Ne kemi pasur kontaktet me pjesë të caktuara të opozitës, kemi pasur edhe dëshirën për të dialoguar me grupin parlamentar të PD, por ky i fundit shpalli bojkot dhe kjo është tejet e rëndë që PD nuk ka mësuar nga gabimet e së shkuarës.

Të mos harrojë asnjë deputet që këtu është përfaqësues i vendit. Duam t’i japim Shqipërisë një President normal dhe ndryshe nga ai i pari. Duhet të ndajmë konceptin e propozimit nga ai i emërimit. Besoj se jemi të qartë dhe ju ftoj që të ndjekim rezultatet e votimit. PD ka bërë bojkote shpesh herë. Me 103 deputetë të pranishëm ky është një lajmi mirë. Besoj se Begaj është një kandidaturë konsensuale.PS nuk propozoi një kandidat brenda vetes, por një njeri që i ka shërbyer vendit, me pozicionin e ushtarakut. Ai përfaqëson atë që duhet të ketë një president, respekt dhe dashuri për atdheun." - u shpreh Balla.

Më tej Balla tha se Bajram Begaj do të jetë një President konsensual.

 


Video