Zgjedhja e Presidentit, OSBE përshëndet procesin

13 May 2022, 10:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhja e Presidentit, OSBE përshëndet procesin
OSBE në Shqipëri

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri duke thënë se e përshëndet procesin përfshirës që do të sjellë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.

"Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë", shkruan Prezenca e OSBE në Shqipëri në një postim në Facebook.

 


Video