Negociatat për Presidentin, Alibeaj nuk shkon në takimin me Ballën

13 May 2022, 10:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Negociatat për Presidentin, Alibeaj nuk shkon në takimin me
Enkelejd Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk ka shkuar në takimin e sotëm me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ende nuk dihen arsyet e mos shkuarjes së Alibeajt në takimin me Ballën.

Balla është takuar ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit vetëm me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizin dhe më pas dhe kreun e PR-së, Fatmir Mediun.

Raundi i parë për propozimin e emrave për President të Republikës do të mbahet më datë 16 maj. Deri tani palët kanë qenë hermetike dhe nuk kanë bërë ndonjë deklaratë paraprake se cilët emra mund të propozojnë.


Video