Kandidati për kreun e PD-së, Sali Berisha do të jetë ditën e dielë në Lezhë për të nisur zyrtarisht fushatën për të marrë kreun e partisë.
Berisha do ta zhvillojë takimin me demokratët lezhjanë në orën 17:00 në Qendren Kulturore të Fëmijëve Lezhë (Ish-Pallati i Pionierit), ku do t'ju kërkojë që ta votojnë më 22 Maj. Njoftimin për këtë takim e ka dhënë kryetari i degës së PD-së në Lezhë Arben Ndoi.
“Ju njoftojmë se ditën e dielë, me dt.15.05.2022 ora 17:00 në Qendren Kulturore të Fëmijëve Lezhë (Ish-Pallati i Pionierit), lideri historik i PD Shqiptare, Prof.Dr. Sali Berisha do të prezantojë para antarësisë së PD Lezhë Platformen e tij si kandidat për Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Jeni të mirëpritur në këtë aktivitet” shkruan Ndoi në një postim në rrjetet sociale.
Përveç Sali Berishës, në garë për kreun e PD-së është dhe Ibsen Elezi, i cili vendosi të garojë pas tërheqjes së disa kandidatëve të tjerë si Edvin Kulluri, Fatbardh Kadilli apo Agron Shehaj.