Presidenti i ri? PS: Nuk do të çojë propozim në raundin e parë

12 May 2022, 15:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti i ri? PS: Nuk do të çojë propozim në raundin e
Mazhoranca dhe opozita do të ulen nesër në tryezë për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të rë të vendit

Mazhoranca dhe opozita do të ulen nesër në tryezë për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të rë të vendit. Takimet ndërmjet kryetarëve të grupeve parlamentare do të zhvillohen të ndara, ku në orën 09:00 pritet që të diskutohet mes kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla me Mesila Dodës.

Më pas takimi do të pasohet me Fatmir Mediun, i cili do të zhvillohet në orën 10:00 dhe në 11 është parashikuar takimi me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt, i cili ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Më 16 maj, ora 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të republikës, vendim i cili u mor në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Më 15 maj ora 16:00 është afati I fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve, ndërsa më datën 16 maj ora 10:00, mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave. Afatet janë vendosur me votë të Partisë Socialiste, pasi përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në votim..

Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t'u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentar dhe shoqërisë civile. Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata të dalin në raundet e para me më shumë se 1 kandidaturë. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nisë procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

 


Video