Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ditën e sotme është rrëzuar me 51 vota kundër dhe me 15 pro, rezoluta që dënon gjenocidin në Srebrenicë në kuvendin e republikës së Shqipërisë. Rrëzimi ka sjellë akuza të forta nga ish-kryeministri Berisha që e quajti si një votim të urdhëruar nga Vuçiç dhe një antishqiptar si Rama.
Ndërkohë, duket se mes deputetëve socialistë ka pasur edhe një “rebel” i cili ka votuar pro kësaj rezolute duke iu bashkuar votave të mazhorancës.
Ilir Ndraxhi është deputeti socialist që votoi pro rezolutës që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë. Kërkesa për dënimin e kësaj masakre është rikthyer pas 27 vitesh nga deputeti i PD, Tritan Shehu, mbështetës i Sali Berishës.
Foto e marrë nga Oranews:
