"Rithemelimi" dhe grupi i Alibeajt kanë një emër të përbashkët për President

13 May 2022, 09:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Rithemelimi" dhe grupi i Alibeajt kanë një emër
Alibeja, Berisha dhe Presidenca

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka zbuluar dy emrat që plotësojnë kriteret e vendosura nga "Komisioni i Rithemelimit" për Presidnetin e ri të vendit. 

Bëhet fjalë për Dritan Demirajn të propozuar edhe nga "Vatra" si dhe Neritan Ceka. Emri i dytë, duket se është i përbashkët mes dy grupeve të PD-së, pasi Neritan Ceka është përfolur për t'u propozuar si kandidaturë e mundshme për President dhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Luçiano Boçi deklaroi në "Abc News" se Presidenti i ri duhet të jetë një person publik por jo shumë politik.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Cila do të ishte figura e Presidentit që mund të kënaqte Rithemelimin, mund të na bëni një identikit?

Boçi: Identikiti është qenia e një figure publike jo shumë politike që ka shfaqur forcë karakteri në angazhimet publike dhe që ka integritet të plotë profesional, pse jo dhe intelektual. Të jetë një figurë e njohur në publik.

Xhafo: Kush do të ishte?

Boçi: Do të ishte një personalitet si Dritan Demiraj i propozuar nga Vatra, mund të ishte dhe Neritan Ceka.


Video