Vendoset sot fati i Saimir Tahirit, GjKKO pritet të japë vendimin

4 February 2022, 08:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendoset sot fati i Saimir Tahirit, GjKKO pritet të japë vendimin
Saimir Tahiri

Apeli i Gjykatës së Posaçme do të vendosë sot për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Vendimi pritet të jepet rreth orës 13:00, ndërsa në seancën e kaluar, më 31 janar, SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin e po ashtu edhe për Jaeld Çelën.

Në rast se GJKKO pranon kërkesën e SPAK, Tahiri përfundon sot në qeli, në të kundërt do të mbetet në fuqi dënimi aktual për shpërdorim detyre, ose merr pafajësi.

Kujtojmë se vendimi më 28 shtator i Gjykatës së Lartë e rikthye për rigjykim çështjen me trupë të re drejtuese.

 Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë.

Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. 

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

 


Video