Shtyhet sërish seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Metës

3 February 2022, 13:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shtyhet sërish seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Metës

Shtyhet sërish seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Seanca e radhës u vendos për më 7 shkurt në orën 10:00.

Pas parashtrimit nga palët dhe pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit u tërhoq për vendim pasi Përfaqësuesi ligjor i Presidentit të Republikës Bledar Dervishaj kërkoi kohë për t’u konsultuar me Kreun e Shtetit për përgjigjet.

Kjo ishte eanca e dytë, pas asaj të zhvilluar dy ditë më parë, e cila përfundoi pas shumë orësh pa një vendim. 

 

 


Video