Prishja e banesave tek "5 maji", Berisha: Nuk ngopen së vjedhuri, ky parlament të shkrihet

3 February 2022, 12:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prishja e banesave tek "5 maji", Berisha: Nuk ngopen së vjedhuri,
Sali Berisha në kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta, ndaj kryeministrit Rama dhe kreut të PD-s, Lulzim Basha për prishjen e banesa të “5 Majit”.

 “Nuk ngopen së vjedhuri. Ky është një aferë nga oligarkët e kreut të Meduzës dhe Lul bravës, pengut të tij”, tha Berisha ndër të tjera.

Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i kërkoi të përfundojë fjalën sepse nuk lidhet me procedurën, Berisha tha se Kuvendi duhet të shkrihet nëse nuk mbron interesat e qytetarëve.

“Ky parlament duhet të shkrihet. Nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve”, tha ai.


Video