Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në seancën parlamentare ditën e sotme nuk u pa vetëm politikë. LSA ka fotografuar disa nga momentet pikante në seancën e sotme, duke kapur deputetët në momente të sikletshme.
Deputeti Agron Shehaj duket se nuk ka qenë shumë i interesuar për debatin në seancë, duke përfituar për të lexuar një libër, nga ana tjetër janë Gazment Bardhi dhe Dashnor Sula, të cilët shkëmbejnë një përshëndetje disi 'të veçantë'.


Aparatit fotografik nuk i kanë shpëtuar as ministrat, ku Arben Ahmetaj shihet teksa i tregon diçka në celularin e tij Belinda Ballukut, e cila sheh me kuriozitet.
