
Presidenti Ilir Meta ka marrë flamurin e opozitarizmit, duke deklaruar se populli opozitar u tradhtua nga Lulzim Basha.
“Populli opozitar u tradhtua nga klasa e vet politike. Populli opozitar u tradhtua si kurrë më parë. Populli e ka marrë vendimin në 26 prill se çdo bëj unë dhe i ka caktuar një rol Ilir Metës për të rilindur opozitarizmin. Këtu janë tronditur themelet e demokracisë”, tha ai në një intervistë për News24.
Në lidhje me çështjen e tij në Gjykatën Kushtetuese, Meta këmbëngul se i gjithë procesi është politik, nul dhe se nuk do të shkarkohet. Ai thotë se për temën e shkarkimit duhet të shprehet edhe parlamenti aktual.
“Parlamenti aktual s’është shprehur për këtë çështje. Ky Parlament a ju qëndron akuzave të bëra nga i shkarkuari?”, tha a.
Meta u shpreh se përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese do të përgjigjet brenda 48 orëve dhe përgjigjet do t’i bëjë publike për qytetarët.