Kryemadhi shpjegon pse Ilir Metës i rri ngushtë LSI-ja

3 February 2022, 23:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryemadhi shpjegon pse Ilir Metës i rri ngushtë LSI-ja

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Monika Kryemadhi u pyet për deklaratën e saj për angazhimin politik të Ilir Metës. Kryemadhi tha se e sheh Metën më pranë socialistëve sesa demokratëve.

“Ilir Meta është më shumë se LSI-ja. Nuk e shikoj te PD, e shikoj më shumë te PS. Sa socialistë ke sot që janë pjesë e qeverisjes së PS. Shikoj shumë socialistë pranë Ilir Metës”, tha Kryemadhi.

“Po përgatis dosjen për Bashën”

Kryemadhi tha më tej se po përgatit një dosje për Lulzim Bashën dhe të gjithë ekipin e tij për përfitimet në kurriz të kauzave të opozitës.

Kryemadhi tha se Lulzim Basha po përfiton nga koncesioni në Portin e Durrësit por dhe nga koncesione të tjera të qeverisë Rama.

“Ky edhe sloganin e kishte ‘Shqipëria Fiton’ dhe ai strategjisti vet thoshte se ne nga “Shqipëria Fiton” duhet të themi Basha fiton. Dhe nga të gjithë kjo histori Basha fitoi. Basha fitoi Portin e Durrësit, Basha ka fituar dhe shumë koncesione të tjera. Atë Portin e Durrësit, me Moveo SRL, Moveo Al, Moveo Teknologji. Që do të shiten apartamente me pamje nga deti apo pamje nga mali. Çfarë do të bëjë ai? Me atë duhet të merret drejtësia shqiptare. Unë po nuk pata prova nuk filloj të flas. Më lër ta formatoj të gjithë dosjen”, tha Kryemadhi.


Video