'Thoni se do vijë me qilim', Balluku merr në mbrojtje Alabbar: Ky është racizëm i pastër

24 Nëntor 2022, 14:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Belinda Balluku dhe biznesmeni, Alabbar

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku u shpreh ditën e sotme në seancën plenare se fjalët dhe akuzat e ngritura nga opozita për Projektin e Portit të Durrësit, janë racizëm ndaj biznesmenit Alabbar.

Ministrja e Infrastrukturës ka zbuluar detaje në lidhje me mënyrën se si erdhi Muhamed Alabbar për të investuar në portin e Durrësit pas debateve të forta sot në lidhje me këtë kontratë.

Balluku tha se qeveria shqiptare kishte marrë një ofertë nga kompania në fjalë pas këta të fundit kishin parë disa mundësi të tjera investimi në Shqipëri.

'Më thoni si mund të merrnim një kredi ndërkohë që qyteti i Durrësit është projektuar si vend turistik? Durrësi është kthyer në destinacion. Ka strategji të reja ashtu siç ka dhe për Durrësin. Dua të ndalem tek racizimi provincial që shpaloset në të gjitha përrallat e 1001 e netëve. Që ti referoheni Alabarit që vjen me qilima nuk i takon asnjërit që t'ja bëjë se ky është racizëm i pastër, e kishit dhe në komision dhe këtu.

Një pyetje tjetër, njerëzit thonë se ç'ka opozita që nuk e voton këtë ligj. Njerëzit mendojnë se opozita thotë jo për çdo gjë. Rrini të qetë, askush nuk ka asjë pyetje se ju keni një arsye madhore që ju po e kontenstoni në mënyrën më të keqe këtë projekt.

Ju e dini që këtu ka një garë të hapur, është mirë që ta dëgjojnë qytetarët, ju hidhni baltë, e thoni se ka efekt. është ligji i investitorit strategjik, janë të lutur të vijnë dhe të shikojnë kapacitetet që ka vendi ynë, kështu ka bërë dhe Alabar. Ka parë disa zona ku mund të investonte', u shpreh ministrja. 

 

Video