BE anuloi grantin 28 mln euro për Portin e Durrësit, flet Balluku: E kam kërkuar vetë

24 Nëntor 2022, 14:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balluku

Ministrja e Energjitikë, Belinda Balluku e ka konfirmuar sot nga foltorja e Kuvendit se Bashkimi Europian ka anuluar një grant prej 28 milionë euro që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit.

Por, duke folur nga foltorja e Kuvendiit, Balluku tha se e ka kërkuar vetë anulimin e këtij granti, pasi sipas saj, kanë ndryshuar gjërat dhe sipas saj ka strategji të reja për Durrësin. 

"Kredinë e BE-së kam kërkuar unë me shkresë anulimin e saj në 2019. E kam kërkuar unë anulimin e saj. 28 mln euro kërkoheshin të merreshin kredi për të rritur kapacitetet e “General Cargos”, pra për të futur më shumë qymyr dhe grurë në Portin e Durrësit. U ulëm me BE-në në tryeze dhe e diskutuam. Ne nuk mund të marrim kredi sepse kanë ndryshuar gjërat. Ka strategji të reja për Shqipërinë dhe Durrësin." tha Balluku.

Gjithsesi, anulimin e grantit prej 28 milionë euro e njoftoi dhe zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, e cila shpreh hapur rezervat për modifikimin e projektit dhe mungesën e transparencës nga qeveria shqiptare. Përveç kësaj, Zyra e BE në Tiranë njoftoi se projekti i marinës së jahteve është duke kaluar në supervizimin e BE-së pasi mund të bjerë ndesh me Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit.

Video